Ilnisa përlotet teksa bisedon me Meritonin: Njëri nga ne do të ikë!

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 19:00
Ilnisa përlotet teksa bisedon me Meritonin: Njëri nga ne do të ikë!

Një prej tre të skualifikuarëve, të cilët momentalisht ndodhen në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’, do të eleminohet në ‘Prime-n’ e së shtunës, një vendim ky që do të zgjidhet prej publikut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E teksa kanë qenë duke qëndruar jashtë ambientit të dhomës, Meritoni dhe Ilnisa kanë zhvilluar një bisedë ku kjo e fundit është përlotur.

 

Është përlotur pasi i ka ardhur ndërmend fakti që mbrëmjen e së shtunës do të eliminohet një prej tyre, dhe Ilnisa ose ndjehet e rrezikuar ose ka frikë se mos partneri i saj do të lëri garën përgjysmë.

Pasi ka nisur të qajë, është larguar prej Meritonit teksa ky i fundit është munduar ta qetësojë Ilnisën.

Image

(Kosova Sot Online)