E priviligjuara e produksionit Egla Ceno është parë duke ecur rrugëve të kryeqytetit

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 21:00
E priviligjuara e produksionit Egla Ceno është parë duke ecur rrugëve të kryeqytetit

Edhe pse e kishte njxerrë me Zarf të Zi, produksioni vendosi që të rifusë në lojë Egla Cenon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një vendim ky i çuditshëm në fakt, pasur parasysh se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës një gjë e tillë.

 

Mbi të gjitha, edhe pse gjatë gjithë Prime të së martës, Meritoni u etiketua si një përndjekës nga moderatori dhe opinionistët, madje duke i thënë se jashtë do ishte denoncuar për sjelljen ndaj Eglës, produksioni vendosi që të fusë në një dhomë, pikërisht le të themi “agresorin” dhe “viktimën”.

Publiku ka qenë shumë i irrituar për këtë vendim të produksionit, pasi Egla jo vetëm u skualifikua por edhe se është parë tek Komuna e Parisit duke ecur në rrugë. Kjo hedh dyshime të shumta se ajo ka marrë informacione nga jashtë rreth ngjarjeve në BBV.

Image

(Kosova Sot Online)