Ilnisa: Unë humba por fitova mjaftueshëm

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 11:35
Ilnisa: Unë humba por fitova mjaftueshëm

Në një televotin me të vërtetë të vështirë bashkë me Meritonin dhe Eglën, shtëpinë e la Ilnisa Agolli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kur mbërriti në studio, moderatoja kërkoi ndjesë dhe tregoi pengjet e saj për lojën në Big Brother VIP Albania.

“I kërkoj ndjesë për ndonjë rast keqkuptues dhe kjo është normale, ti jë presion, ti copëtohesh, do apo nuk do edhe e humb ekuilibrin.” – u shpreh Ilnisa.

Më tutje ish-banorja tha: “Ndoshta mund të jetë bërë klishe ky fitimi i Big Brother që e kemi ndier gjithë këto vite, por unë fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë”.

Ndërsa kur u pyet nga Ledioni nesë ishte penduar për ndonjë gjë. Ilnisa përgjigjet: “Kam pengjet e mia, kam mënyrën se si u përfshiva më shumë se duhet, por unë jam tip emocional dhe pasionant, dhe nuk ndaloj dot, ndoshta kjo ka të mirat dhe të këqijat e veta.

“Unë humba, por fitova mjaftueshëm” ishin fjalët prekëse të Ilnisës, sa i përket lojës, por edhe lidhjes me Meritonin.

Image

(Kosova Sot Online)