Vdes në moshë të re këngëtari i njohur nga Kosova, Avdyl Mziu

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 08:32
Vdes në moshë të re këngëtari i njohur nga Kosova, Avdyl Mziu

Ka ndërruar jetë në moshë të re këngëtari nga Kosova, Avdyl Mziu, shkruan “Kosova Sot Online”.

Këngëtari thuhet se ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër.

Lajmi për vdekjen e Avdylit u bë i ditur nga familjarët dhe miqtë e tij.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Marinë në Skenderaj.

(Kosova Sot Online)