Olta për bashkëshortin e saj: Jam me fat që kam një njeri qytetar në krahë, më ndihmon në gjithçka

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 11:10
Olta për bashkëshortin e saj: Jam me fat që kam një njeri qytetar në krahë, më ndihmon në gjithçka

Aktorja e njohur, Olta Gixhari,  në rubrikën në "Instagram", "me pyet një pyetje", ka marrur pyetje nga ndjekësit e saj, shkruan "Kosova Sot Online".

Njëra prej pyetjeve ishte se pse Olta nuk e publikon bashkëshortin e saj në fotografi apo video.

"Burri ti bën këto videot dhe fotot se nuk po e shohim fare në asnjë foto apo video tënden?”, ka qenë pyetja e parashtruar.

Olta u përgjigj duke thënë se ai e ndihmon dhe se është me shumë fat që e ka një njeri të tillë në jetën e saj.

 “Dori më ndihmon me gjithçka në këtë periudhë dhe jemi gjithmonë bashkë. Jam me fat që kam një njeri kaq qytetar në krahë”, ka shkruar Olta.

(Kosova Sot Online)