Flet Sara pas komentit: 'Prindërit e Bardhit nuk duan bërllogun që lanë të tjerët'

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 14:28
Flet Sara pas komentit: 'Prindërit e Bardhit nuk duan bërllogun që lanë të tjerët'

Sara Gjordeni, ka marrë vëmendje gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 3, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është komentuar për çdo veprim brenda e më së shumti për lidhjet e saj të dashurisë, ku edhe krijoi një romancë brenda shtëpisë me reperin Bardhi.

 

Një nga pyetjet e fundit që iu drejtua nga një ndjekës kishte të bënte pikërisht me këtë.

“Prindërit e Bardhit nuk duan bërllogun që lanë të tjerët ta merr Bardhi, nuk je e denjë”, ka qenë një koment për ish-konkurrenten.

Bukuroshja në ndërkohë u përgjigj: “Ahahah po të mitë si e pranuan Bardhin me aq sa ka pasur? Nejse, ka folur një herë babai i Bardhit. Ju që flisni në emër të prindërve të tij sikur të kishit prokurë speciale përfaqësimi. Me kënaqni fare”.

Image

(Kosova Sot Online)