Roderika Ukelli zbulon detaje rreth natës humanitare që do të mbahet në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 April 2024 - 19:29
Roderika Ukelli zbulon detaje rreth natës humanitare që do të mbahet në Prishtinë

Themeluesja e fondacionit "The Change Foundation", Roderika Ukelli ishte e ftuar së fundi në emisionin "Alarm", ku ndër të tjera ka dhënë detaje për natën humanitare ku fondet do të dhurohen për të rriturit me autizëm, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ukelli ka falendëruar të gjithë sponzorët dhe vullnetarët të cilët e kanë mbështetur projektin e saj.

 

Të gjitha mjetet e grumbulluara nga shitja e fustaneve do të shkojnë për të prekurit me autizëm dhe sindromën daun.

Ajo tutje ka shtuar se nata humanitare do të mbahet në Sallen e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Në natën humanitare të gjithë të interesuarit do të mund t'i blejnë fustanet e ekspozuara...

Poashtu Ukelli ka zbuluar edhe projektin e ri nga muaji shtator për Podcast-in, ku do të fokusohet te fuqizimi i grave e cila është temë që duhet të shtjellohet më shumë.

(Kosova Sot Online)