Çiljeta: Djali im ka lindur me shenjën e diamantit

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 17:43
Çiljeta: Djali im ka lindur me shenjën e diamantit

Çiljeta ka ndarë historinë e shtatzënisë së saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo shprehet se gjatë kohës së shtatzënisë dëgjonte gjithmonë këngën e Rihanna-s,’ Shine bright like a diamond’, madje dhe natën që do të lindte e kishte dëgjuar këtë këngë rrugës dhe si për çudi kishte vënë re që i gjithë qielli ishte i mbushur me yje.

 

E ndërsa Fernando lindi, ajo u habit prej shenjës në kofshën e tij. Ishte një shenjë diamanti, po po një diamant i vërtetë.

“E përkufizoja Fernandon si një diamant që do të shkëlqente. Ai lindi me shenjë diamanti, e ka dhe sot e kësaj dite, ama diamant diamant jo trekëndësh, e ka formën fiks.”- shprehet ajo.

Image


(Kosova Sot Online)