Realizohet me sukses mbrëmja humanitare e organizuar nga 'The Change Foundation'

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 19:44
Realizohet me sukses mbrëmja humanitare e organizuar nga 'The Change Foundation'

Me qëllim mbështetjen e qendrës së re për të rriturit me autizëm dhe shkollimin e fëmijëve me Sindromën Down në komunitetin tonë, të enjetën mbrëma në “Sallen e Kuqe”, është mbajtur me sukses mbrëmja humanitare e oraganizuar nga Fondacioni The Change Foundation, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Fondacioni The Change Foundation, i udhëhequr nga themeluesja Roderika Ukelli, ka qenë një fener shprese dhe mbështetjeje për komunitetet e margjinalizuara në Kosovë.

Aktiviteti përfshiu ekspozitën e fustaneve të Valdrin Sahitit dhe Jetmira Bejtullahut.

Derisa fondet e mbledhura do të shkojnë për mbështetjen e qendrës së re për të rriturit me autizëm dhe shkollimin e fëmijëve me Sindromën Down në DSK.

Për më tepër shikoni videon në vijim...

(Kosova Sot Online)