Alma Bektashi rrëfehet para Adelina Ismailit: Në vitin e tretë i kam kaluar ilegalisht kufijtë

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 16:04
Alma Bektashi rrëfehet para Adelina Ismailit: Në vitin e tretë i kam kaluar ilegalisht kufijtë

Këngëtarja e njohur Alma Bektashi si rrallëherë ka treguar për sfidat me të cilat është përballur kur ishte studente në Akademinë e Arteve në Tiranë, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Në emisionin “Show i së Premtes” përballë autores së emisionit Adelina Ismaili Alma ka ptencuar se në vitin e tretë dhe të katërt të studimeve, vendosi të kalonte kufijtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë ilegale për të vizituar familjarët e saj në Kosovë.

 


"Unë për vete gjatë kohës së studimeve vitin e tretë dhe të katërt i kam kaluar ilegalisht kufijtë, vetëm e vetëm për të mos i marrë ato vulat e policisë, sepse ta merrnin pasaportën”, ka theksuar ndër të tjera Bektashi.

Në vijim mund ta shikoni emisionin e plotë:


(Kosova Sot Online)