Mesazhi i nënës së saj e përlot Eglën

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 18:50
Mesazhi i nënës së saj e përlot Eglën

Aktorja Egla Ceno u përlot ditën e sotme nga një mesazh që mori në ‘Big Love’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mesazhi i nënës së saj e përloti, duke bërë që ajo të mos mundej ta lexojë vetë mesazhin. Ishte Julian Deda, ai që lexoi deri në fund mesazhin prekës të nënës së aktores.

 

“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”– shkruhet në mesazhin e nënë së Eglës.

‘Ja ta lexoj dhe njëherë të lutem’– thotë më pas Egla e cila e lexon sërish mesazhin.

Në fund aktorja shton: Shëndet. Hajt se kemi të tjera, po hë. As kemi as mbarojnë.

Image


(Kosova Sot Online)