
E trishtë! Agron Llakaj humb bashkëshorten: Gjysma ime më e mirë iku sot

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka treguar se bashkëshortja e tij, Kostandina, ka ndërruar jetë, shkruan “ Kosova Sot Online”.
Llakaj ka njoftuar se bashkëshortja e tij vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
“Gjysma ime më e mirë iku sot drejt parajsës”, ka shkruar Llakaj.
(Kosova Sot Online)