Reagon për herë të parë Romeo Veshaj, ka një falënderim unik

  • E.k /
  • 27 May 2024 - 13:25
Reagon për herë të parë Romeo Veshaj, ka një falënderim unik

Aktori, Romeo Veshaj, ishte një prej finalistëve të edicionit të sivjetëm të “Big Brother Vip Albania”.

Romeo përmes një video ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën në këtë rrugëtim.

“Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë. Fjeta pak shumë sot, mu desh pak kohë të merrja veten, të them të drejtën.

Por kur u zgjova pashë të gjithë mbështetjen tuaj dhe ishit shumë.

Po e bëj këtë video që t’ju falenderoj më gjithë zemër, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për të gjithë mbështetjen që më keni bërë në këto 4 muaj e gjysmë, për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë.

Realisht, ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falenderoj shumë dhe ju puth.

Dua t’ju puth të gjithëve do ta gjej një formë t’ju puth të gjithëve” shprehet Romeo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

(Kosova Sot Online)