Egla Ceno flet për herë të parë pas fitores në 'Big Brother Albania VIP'

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 14:29
Egla Ceno flet për herë të parë pas fitores në 'Big Brother Albania VIP'

Aktorja e njohur, Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo fitoi garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke lënë të renditur në vend të dytë aktorin Julian Deda.

E njëjta ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale, teksa ka shprehur mirënjohje për publikun dhe për Top Channel.

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel Albania që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme”, u shpreh ajo.

Image

(Kosova Sot Online)