Ia fshinë këngën nga YouTube, reagon Tayna: Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit, unë jam e madhe

  • E.k /
  • 11 June 2024 - 11:33
Ia fshinë këngën nga YouTube, reagon Tayna: Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit, unë jam e madhe

Këngëtarja, Tayna, dje ka lansuar lëngën e saj më të re, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Si ai” titullohej projekti, të cilin e lansoi në kanalin zyrtar të saj në YouTube, pas largimit nga Friends Entertainment.

Tayna ka reguar lidhur me këngën që ju fshi nga platforma YouTube.

Postimi i plotë i Taynës

“Unë, për mua jam e Para!

Për vite kam punuar shumë në cdo disponim te mundshëm, në cdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kan shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “ shpi “. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.

Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka.

Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…

Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë!

Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

(Kosova Sot Online)