Luana zbulon arsyen interesante se pse refuzon të jap intervista

  • E.k /
  • 11 June 2024 - 12:42
Luana zbulon arsyen interesante se pse refuzon të jap intervista

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, dje ju është përgjigjur disa pyetjeve në rrjetin social “Instagram” nga fansat e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një prej pryetje ishte edhe arsyeja se pse nuk jep intervista dhe të flas rreth vetes të saj.

Luana është përgjigjur duke thënë se nuk pëlqen që të flas për veten, por që veprat e saja të flasin për të.

“S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua. Intervistat kam nis t’i shmang në një fazë kur ndjeja që qasja ishte tendencioze dhe nuk më bënte të ndihesha mirë në atë përiudhë nisi dhe një formë izolimi që më tutje u kthye në stilin tim të jetesës.

Por unë kam zgjedhur ta them gjithçka që dua ta them nëpërmjet dritareve të mia të komunikimit dhe falë Zotit juve keni qenë përherë aty për të më dëgjuar. Kaq ka mjaftuar përherë. Por s’i dihet duhet të nis dhe nga intervistat së shpejti”, shkruan ajo në përgjigje të ndjekësit të saj.

(Kosova Sot Online)