Përgatituni: Diva Adelina Ismaili me koncert për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 16:01
Përgatituni: Diva Adelina Ismaili me koncert për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Artistja e mirënjohur Adelina Ismaili po i rikthehet fuqishëm skenës me një koncert në zemër të Prishtinës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të mërkurën në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, mund t'i shijoni disa nga hitet e divës së muzikës shqipe Adelina Ismaili.

"Shihemi nesër në sheshin Zahir Pajaziti për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga ora 18:00! Le të ushtojë kënga", ka shkruar Adelina.

(Kosova Sot Online)