Adrola e pranon se është në një lidhje me reperin e njohur

  • A.P /
  • 23 June 2024 - 17:05
Adrola e pranon se është në një lidhje me reperin e njohur

Adrola Dushi dhe reperi Capital T është çifti më i ri në shou bizin shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpesh herë dyshja e kanë mohuar se mes tyre ka diçka më tepër se shoqëria, por fotot e dedikimet për njëri tjetrin i kalojnë limitet e një shoqërie.

 

E ftuar sëfundmi në një program televiziv modeles i kanë dërguar një tufë me trëndafila të bardhë ku shkruhej: “ Një tufë me trëndafila të bardhë nga mashkulli yt i zemrës”. Në një sekuencë Adrola dëgjohet të shprehet se: Mund ta them se ai është mashkulli më i bukur shqiptar.

Image


(Kosova Sot Online)