Haziri: Vendimi i Lotinës me Mozzikun na ka bërë të lumtur

  • E.k /
  • 15 July 2024 - 10:19
Haziri: Vendimi i Lotinës me Mozzikun na ka bërë të lumtur

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë është pyetur sërish për lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me këngëtarin e njohur, Mozzik, transmeton “Kosova Sot Online”.

Haziri tha se vendimi i Lotinës lidhur me lidhjen e Mozzikun e ka bërë të lumtur.

Tutje, shtoi: “Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi. Lumturia e tyre, për prind nuk ka sukses më të madh”.

(Kosova Sot Online)