"Ajo është dashuria e parë më e sinqertë", Noizy flet për dashurinë

  • E.k /
  • 21 July 2024 - 13:23

Reperi, Noizy, ishte ftuar së fundmi në një Podcast” ku ka folur për jetën e tij sentimentale, përcjell "Kosova Sot Online".

Noizy ka treguar se dashuria më e parë dhe më e sinqertë është ajo që ka patur për nënën e vajzës së tij.

I pyetur se kur ka qenë njëherë Noizy shumë i dashuruar, ai përgjigjet:“Ish e dashura që kam dhe vajzën me të ka qenë dashuria e parë. Ajo është hera e parë dhe e fundit që kam dashuruar. Është si kur thyhet akulli ose pasqyra dhe ti e bashkon por shenjat duken përherë. Ajo është dashuria e parë më e sinqertë kur dashuron në moshë të vogël. Nuk më është dhënë mundësia të jemi një familje normale”.

(Kosova Sot Online)