
Fero: Sunny Hill është festival i kokainës

Ish-reperi Fero, ka shkruar kritika ndaj Sunny Hill Festival, përcjell "Kosova Sot Online".
Ditë më parë, organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, ka folur rreth këtij koncerti si dhe për rininë e Kosovës, duke treguar se nuk ka pasur ndonjëherë incidente dhe se gjithçka ka shkuar mirë.
Fero ka shkruar se ky është festival i kokainës.
“Tha është mburrje e të gjithë atyre prindërve që fëmijët e tyre vijnë në festival. Festival i ekstaza, MDMA e kokainës etj”, ka shkruar Fero.
(Kosova Sot Online)