Françeska Murati: Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram, e kam reale

  • E.k /
  • 02 August 2024 - 09:11
Françeska Murati: Dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram, e kam reale

Ish- banorja e "Big Brother VIP Albania", Françeska Murati, po vazhdon të komentohet mjaft shumë, e sidomos për jetën e saj private, përcjell "Kosova Sot Online"

Së fundmi, ajo ëstë pyetur se nëse është ndarë nga partneri i saj.
“Ku e ke burrin? Jeni ndarë? Sa keni diferencë në moshë?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Murati tha: “Jemi të dy 29 vjeç dhe kemi tre muaj diferencë. Ne jemi gjithmonë bashkë kudo. Jemi kaq të lumtur sa nuk kemi nevojë t’i tregojmë botës për konfirmimin, dashurinë nuk e kam për ta shitur për klikime në Instagram e kam reale dhe e kam për vete”.

(Kosova Sot Online)