Noizy shoqërohet në polici, i kërkon falje fansave të tij

  • E.k /
  • 03 August 2024 - 10:53
Noizy shoqërohet në polici, i kërkon falje fansave të tij

Reperi, Noizy, ka anuluar koncertin e planifikuar për mbrëmjen e së premtes në Ferizaj të për shkak se është shoqëruar në polici, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo ndodhi pas një ngjarjeje të fundit në Pejë, ku ishte përfshirë një përleshje mes dy grupeve.

Noizy ju ka kërkuar falje fansave të tij në Ferizaj duke thënë se nuk mund të jetë i pranishëm.

“Ferizaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju për shkak se po më shoqërojnë në polici. Shihemi herë të tjera”,  ka shkruar Noizy.

(Kosova Sot Online)