Loredana prej Zvicrës kërkon lirimin e Noizyt

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 15:56
Loredana prej Zvicrës kërkon lirimin e Noizyt

Loredana Zefi ka kërkuar lirimin e Noizyt pasi reperi është arrestuar në Lezhë nga autoritetet shqiptare të cilët kanë vepruar në bashkëpunim me policinë e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

 

Artisti u shpall në kërkim për shkak se akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” për një rrahje që ka ndodhur ditë më parë në një klub nate në Pejë, ku i lënduar rëndë mbeti Medi Iseni.

“Free Noizy”, ka shkruar reperja në Instagramin e saj ku edhe ka postuar foton e artistit shqiptar.

Pos Noizyt, është arrestuar edhe DJ Crax, ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Stresi.

Image

(Kosova Sot Online)