Oriola nga plazhi kërkon urgjentisht lirimin e Noizyt

  • A.P /
  • 13 August 2024 - 22:10
Oriola nga plazhi kërkon urgjentisht lirimin e Noizyt

Oriola Marashi ka kërkuar publikisht lirimin e Noizyt dhe DJ Crax, të cilët u arrestuan së fundmi në Shëngjin për një incident në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Të dy pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërkohë që është duke u zhvilluar një fushatë për mbështetjen e tyre nga miq dhe kolegë e tyre. 

Oriola Marashi, në një reagim të fundit, ka bërë thirrje për veprim, duke theksuar se është e rëndësishme të ngrihemi kundër padrejtësive. 

"Jetojmë në një periudhë ku ndjehemi të pafuqishëm përballë padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta bërtasim apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq. Të lirohen djemtë e mi", u shpreh Oriola. 

Image

(Kosova Sot Online)