
Fifi emocionon me fjalët për djalin e saj: Po mundohem shumë me u bo e fortë, duhet me punu shumë

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka publikuar një fotografi të bukur bashkë me djalin e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.
Fifi ka shkruar një dedikim me fjalë shumë të bukura dhe emocionuese për djalin e saj.
“Atë ditë qe ke lind ti kom rilind edhe une me ty .. po mundohem shumë bir .. me u bo e fortë , me u bo e durushme , me t’msu qe shumë e shishme osht pjata qe e han hallall edhe me u bo shembull për ty , qysh e kam pas gjyshen tonde – mamin tem unë shembull qe senet në jetë nuk fitohen kollaj .Duhet me punu shumë fort e mos mu dorëzu se asni sen nuk osht falas në jetë .Edhe une nuk di hala shumë sene ama bashkë kemi mu rrit e me i msu , pse jo edhe me gabu ama prap bashkë .. nuk ka gjë, e falim njoni tjetrin”, ka shkruar Fifi.
(Kosova Sot Online)