Publikohet video kur Antonela dhe Mariela Berisha rrahin Klea Prengën

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 15:42
Publikohet video kur Antonela dhe Mariela Berisha rrahin Klea Prengën

Disa javë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në një lokal në Tiranë, ku dy motrat Berisha dhunuar shtetasen Klea Prenga, publikohen pamjet nga momenti kur e reja është dhunuar brutalisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Antonela Berisha dhe motra e saj, Mariela, dhunuan barbarisht Klea Prengën, të cilën e sulmuan me gota në një restorant, duke e shpërfytyruar.

Në videon e mëposhtme, shfaqen dy motrat Berisha të veshura sportive teksa futen në ambientetin e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.

Sapo futen në restorant, Mariela Berisha, merr një gotë qelqi nga një tavolinë tjetër dhe fillon të dhunojë Prengën.

Pas saj, shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes  vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga.

(Kosova Sot Online)