Lexoni edhe:
Policia po e kërkon por Stresi po e shijon jetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë në vizitë në Podujevë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë. Teksa ishte brenda klasave, konkretisht në klasën e shtatë, ai u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të jetë i gabuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia po e kërkon por Stresi po e shijon jetën Lexoni edhe:
Kurti më pas u kërkoi falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës për atë që bëri, duke u shprehur se tani është i gëzuar që nuk ishte nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrte notë kaluese.
Ky gabim i tij ka ngjallur shumë reagime kudo nëpër rrjet ku një i tillë nuk ka munguar as prej Getinjos i cili shkruan:
“Bre thoja se çfarë ndodhi, pse vëlla kaq shumë na dënuan me tatim…këta nuk e paskan ditur matematikën”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)