Lexoni edhe:
Dafina Dauti: Dua t'ju uroj për përvjetorin e 26 'Kosova Sot', duke ju dëshiruar shumë suksese
Kontributi i gazetës “Kosova Sot” në zhvillimet kulturore në vend gjatë këtyre dekadave të ekzistimit të saj ka qenë mjaft i rëndësishëm, posaçërisht në përkrahjen dhe hapësirën që u ka kushtuar njerëzve të artit dhe kulturës, trajtimin e fenomeneve të ndryshme, si dhe shqetësimeve të komunitetit artistik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në këtë jubile, të gazetës, nuk kanë si të mungojnë as urimet e artistëve, e cila iu qëndroj pranë atyre në çdo hap të karrierës, duke qenë dëshmitare dhe transmetuese e artit deri tek publiku i tyre.
Ky është urimi nga Elita Reçi:
"Kosova Sot" së pari urime 26 vjetorin e themelimit, ju uroj nga zemra jetëgjatësi, dhe të vazhdoni misionin tuaj, për të shkruar, hulumtuar dhe prezantuar gjithmonë të vërtetën, pa e ndryshuar, zbukuruar apo shtrembëruar asnjë shkronjë...Frymëzim dhe identifikim për të gjithë shqiptarët, mbështetje e jashtëzakonshme për të gjithë artistët e mirëfilltë të muzikës shqipe. Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë gjithmonë. Suksese.
(Kosova Sot Online)