Lexoni edhe:
Loredana shfaqet për herë të parë krhas 'vjehrres'
Ilnisa Agolli, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania,” ka rrëfyer një moment të veçantë nga jeta e saj personale, duke ndarë përvojën e takimit të parë midis partnerit të saj, Meriton Mjekiqi, dhe vajzës së saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Loredana shfaqet për herë të parë krhas 'vjehrres'Lexoni edhe:
Gjatë një interviste, Ilnisa u shpreh se takimi shkoi shumë mirë, pikërisht ashtu siç e kishte pritur.
Ajo theksoi se Meritoni dhe vajza e saj janë bërë shumë shokë dhe shpesh argëtohen së bashku, ndonjëherë duke e vënë atë në siklet me lojërat që bëjnë.
“Ata janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra,” tha ajo me humor.
Ilnisa shtoi gjithashtu se çfarë është më e rëndësishme për të, është dashuria e madhe që ekziston në familjen e tyre.
(Kosova Sot Online)