Lexoni edhe:
Ardit Gjebrea kujton se si fëmijët e tallnin: Më thonin qorr
Ka ndërruar jetë sot, rapsodi i njohur Fadil Llugaxhiu, pas një sëmundje të shkurtër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Arbëri, përmes një postimi.
Ardit Gjebrea kujton se si fëmijët e tallnin: Më thonin qorrLexoni edhe:
“Sot u largove fizikisht nga ne, por pas le vepra të paharruara. Për familjen e shoqërinë do të jesh simbol i paqes e zëri më i bukur i këngës” ka shkruar i biri, duke bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 16:00, në varrezat e fshatit Vraniq.
Fadil Llugaxhiu njihet për veprimtarinë e tij raposodike, pasi ka plasuar dhjetëra këngë për çështje kombëtare e për dëshmorë.
Së fundmi ai kishte lansuar një bashkëpunim me artistin e madh shqiptar, Arif Vladi, të titulluar “Besa-Besë, Bashkim Kombëtar”.
(Kosova Sot Online)