Shkurte Fejza: Për 50 vjet i kam kënduar bujkut, arave, mërgimtarit e tokës sonë

  • A..P /
  • 19 October 2024 - 17:27
Shkurte Fejza: Për 50 vjet i kam kënduar bujkut, arave, mërgimtarit e tokës sonë

Artistja e kombit, Shkurte Fejza përmes një postimi në llogarinë e saj sociale e ka rikthyer në vëmendje  koncertin festiv "Shkurte Fejza 50 vjet Zeri i Kombit", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka shprehur mirënjohjen dhe  falenderimin për vlerësimin që ju bë me këtë rast nga institucionet dhe publiku i gjërë anembanë trojeve shqiptare dhe diasporës.

 

"Të dashur miq të mi, të familjes sime si dhe ju miq të këngëve të mia për 50 vjtet me radhë nga të cilat 25 vite në robëri dhe 25 vite në liri, ee bëmë bashkë këtë rrugë të gjatë e këto bëjnë 600 muaj dhe 28 250 ditë e netë e që gjysma në robëri ishin edhe shumë të gjata dhe nganjëherë edhe të dukej se nuk do të kalonin kurr. Gjatë kësaj periudhe i kam kënduar bujkut dhe arave të tokës sonë, i kam kënduar mërgimtarit me qantë në krah që e ka fituar lekun me djersë dhe me mall të familjes dhe i ka dhënë të gjitha për lirin e vendit tonë, i kam kënduar nënave me zemra të djegura, vajave kur martoheshin, i kam kënduar luftëtarit të lirisë dhe herojnëve vet", ka shkruar Fejza ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Të dashur miq të mi, të familjes sime si dhe ju miq të këngëve të mia për 50 vjte me radhë nga të cilat 25 vite në robëri dhe 25 vite në liri, ee bëmë bashkë këtë rrugë të gjatë e këto bëjnë 600 muaj dhe 28 250 ditë e netë e që gjysma në robëri ishin edhe shumë të gjata dhe nganjëherë edhe të dukej se nuk do të kalonin kurr. Gjatë kësaj periudhe i kam kënduar bujkut dhe arave të tokës sonë, i kam kënduar mërgimtarit me qantë në krah që e ka fituar lekun me djersë dhe me mall të familjes dhe i ka dhënë të gjitha për lirin e vendit tonë, i kam kënduar nënave me zemra të djegura, vajave kur martoheshin, i kam kënduar luftëtarit të lirisë dhe herojnëve vet. Të gjitha këta i kam kënduar me shumë dashuri, Po, po me dashuri edhe kur më kanë pyetur : Pse Shkurte nuk po i këndon dashurisë por i këndon më shumë Atdheut iu kam përgjigjur se askush nuk i këndon dashurisë më shumë se unë sepse Atdheu dhe shqiptarët janë dashuria ime. Dhe për këta 600 muaj thuaja nga një këngë në muaj e kam realizuar dhe për çdo ditë të jetës sime kam qenë bashkë me Ju ma të dashurit e mi , ju që i deshtët këngët e mia. Dhe,

Erdhi dita, dita e 8 Qershorit 2024 kur Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Kulturës organizoj festën e madhe 25 vjetorin e lirisë së Kosovës me koncertin festiv Shkurte Fejza 50 vjet Zeri i Kombit. Jam mirënjohëse dhe ju falenderohem nga zemra për vlerësimin.

Poashtu jam mirënjohëe dhe i falenderoj nga zemra Ministrin e Kulturës z. Hajrulla Çeku, AKV ,, Shota " Filharmoninë e Kosovës, Radio televizionin e Kosoves, z.Valton Beqiri me të gjithë 50 artistët virtuoz dhe kolegët e mi të nderuar z. Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprelaj dhe z. Kastriot Tusha pë kontributin e tyre si dhe dy vajzat e mia Gresa Behluli dhe Besiana Behluli. Një falënderim të veçant kam për ju të gjithë që ishit me mua atë natë e që keni ardhur edhe nga viset e largëta si nga Europa, Turqia, Amerika por edhe nga Australia. Kjo ndodhë njëherë në jetë kur bëhen bashkë edhe shteti me pushtet e me opozitë edhe populli dhe këtë moment unë e kam përjetuar si dita më e rëndësishme e jetës sime.

Sot i zgjodha disa nga fotot e koncertit.

Sinçerisht e juaja Shkurte Fejza Behluli.

(Kosova Sot Online)