Elsa Lila: Kur një ndjenjë ka përfunduar, është më mirë të mbetet aty

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 08:31
Elsa Lila: Kur një ndjenjë ka përfunduar, është më mirë të mbetet aty

Artistja Elsa Lila, ka dhënë një intervistë emocionuese dhe të sinqertë, ku u shpreh për shumë çështje personale dhe ndjesitë e saj të brendshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Disa nga momentet më të rëndësishme të intervistës:

 

Cili është motivi që të ka dhënë më shumë forcë për të ecur përpara?


Elsa Lila: “Meraku dhe forca ime më e madhe ka qenë vajza ime. Jam një person i brishtë nga brenda, por jeta më ka mësuar të ndërtoj një mburojë të fortë nga jashtë.”

Nëse do falenderoje diçka për forcën tënde, çfarë do ishte?
Elsa Lila: “Lotin. Falë lotëve, ne kuptojmë çfarë është lumturia.”

Dashuria jote më e madhe është…?
Elsa Lila: “Jeta! Sepse brenda saj gjendet gjithçka. Unë dashuroj jetën.”

Si ndihesh kur kthehesh në Shqipëri?
Elsa Lila: “Më mbush me mall për tokën time.”

Si u ndjeve kur pe disa nga komentet negative për ty?
Elsa Lila: “Ishte e vështirë kur lexova komente të tilla, por i fal mëshirë atyre që shkruajnë pa u ndalur të kuptojnë të vërtetën.”

A do e riktheje një dashuri të humbur?
Elsa Lila: “Jo! Kur një ndjenjë ka përfunduar, është më mirë të mbetet aty.”

A je single apo në çift?
Elsa Lila: “Single!”

Image

(Kosova Sot Online)