Adelina Ismaili e uron Valin: Qofsh i lumtur gjithmonë

  • A.P /
  • 26 November 2024 - 15:00
Adelina Ismaili e uron Valin: Qofsh i lumtur gjithmonë

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Val Krasniqi, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptarm shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sot, familja e tyre ka pasur një arsye të veçantë për të festuar: Ditëlindjen e Val Krasniqit.

 

Në këtë rast të veçantë, Adelina nuk i ka kursyer fjalët e ngrohta për partnerin e saj, duke ndarë me ndjekësit një mesazh plot dashuri.

"Urime ditëlindjen, shpirti jem i bukur. Qofsh i lumtur gjithmonë," ka shkruar Adelina në një postim, duke treguar edhe një herë lidhjen e tyre të fortë dhe të harmonishme.

Urimet për Valin kanë vërshuar edhe nga miqtë e çiftit, duke e bërë ditën edhe më të veçantë për ta.

Image

(Kosova Sot Online)