Ilir Shaqiri sot feston datëlindjen: 64 vjet art dhe përkushtim

  • 06 December 2024 - 15:00
Ilir Shaqiri sot feston datëlindjen: 64 vjet art dhe përkushtim

Artisti i njohur Ilir Shaqiri, një figurë emblematike për muzikën shqiptare, ka mbushur sot 64 vjet jetë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe ka krijuar një trashëgimi të pasur muzikore, duke u bërë një nga emrat më të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar.

 

Për nder të ditëlindjes së tij, biri i tij, Korabi, ka shpërndarë një mesazh të ndjerë në llogarinë e tij sociale: “Gëzuar ditëlindjen, babë! Sot festojmë jo vetëm një ditë të veçantë, por edhe një jetë të mbushur me art, përkushtim dhe dashuri për atdheun.”

Ilir Shaqiri, ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj muzikës dhe kulturës shqiptare, duke u bërë një frymëzim për breza të tërë.

(Kosova Sot Online)