Eneda Tarifa: Te psikologu nuk kam qenë asnjëherë

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 13:06
Eneda Tarifa: Te psikologu nuk kam qenë asnjëherë

Gjatë një interviste këngëtarja Eneda Tarifa zbuloi se edhe ajo ka pasur momente kur është ndier e dobët dhe madje ka kaluar edhe depresion, por nuk e ka kuptuar. Megjithatë, ajo pranoi se nuk ka shkuar asnjëherë te psikologu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Te psikologu nuk kam qenë asnjëherë. Kam tentuar disa herë. Kam lënë edhe orare dhe pastaj më është ndërruar mendja gjithmonë në moment të fundit. Madje, ka pasur edhe një moment kur unë mund të kem kaluar në depresion dhe nuk e dija që po kaloja një depresion. Mirëpo, më vonë e kam kuptuar që të gjitha ato shenja dhe simptoma që unë kisha, kishin të bënin me depresionin. Sigurisht, depresion i lehtë. Edhe momente ankthi kam pasur. Edhe momente kur ti thua “pse jam, pse ekzistoj”… frikë për jetën, ankth se dikush është aty dhe të duket si e pamundur jetesa të nesërmen… Por besoj se këto janë ndjesi të çdo njeriu në momente të caktuara”, -tha këngëtarja.

Image

(Kosova Sot Online)