Rozana Radi dhe Sany fitues të festivalit 'Kënga Magjike 2024'

  • A.P /
  • 07 December 2024 - 23:51
Rozana Radi dhe Sany fitues të festivalit 'Kënga Magjike 2024'

Këngëtarët Rozana Radi dhe Sany janë shpallur fitues të edicionit të 24-të të festivalit "Kënga Magjike 2024", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ata triumfuan me këngën "Akoma", e cila arriti të mbledhë 1452 pikë, duke siguruar vendin e parë.

Image

Në vend të dytë përfunduan Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati, të cilat gjithashtu ofruan performanca të fuqishme gjatë natës finale.

Suksesi i Rozanës dhe Sany-t u mundësua kryesisht nga pikët e publikut, të cilat ishin vendimtare për të përcaktuar renditjen finale, duke sjellë një ndryshim të dukshëm në pozitat e pjesëmarrësve të tjerë.

Ky edicion i "Kënga Magjike" ka qenë një tjetër sukses i madh për festivalin, i cili vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

(Kosova Sot Online)