Dua Lipa tejet me stil me një pallto me print gjarpri

  • A.P /
  • 13 December 2024 - 15:38
Dua Lipa tejet me stil me një pallto me print gjarpri

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen me një pallto mbresëlënëse me print gjarpëri ndërsa u pa duke dalë nga një taksi pranë studiove të CBS në Neë York City, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo u duk jashtëzakonisht elegante teksa kishte një veshje elegante, të kombinuar me xhinse të lehta dhe një pulovër me vija gri, të bardha dhe të zeza.

Çizmet e saj lëkurë të zeza dhe çanta e markës ‘Channel’ e bëjnë dukjen e saj më të magjishme dhe dukja e saj vlersohet më shumë se 5000 paund. Flokët e saj të zinj ishin të kapur prapa në një model të pastër, ndërsa ajo buzëqeshi për fansat teksa zbriste nga taksia pranë studiove.

Mbërritja e saj e aq mahnitshme ndodhi disa orë pasi ishte shfaqur në ‘The Late Show With Stephen Colbert’ një natë më parë.

Image

(Kosova Sot Online)