Ja kush thotë: Gili u largua nga 'Big Brother Vip' tejet e emocionuar

  • A.P /
  • 27 December 2024 - 13:04
Ja kush thotë: Gili u largua nga 'Big Brother Vip' tejet e emocionuar

Françeska Murati, ish-banore e “Big Brother VIP 3”, ka komentuar ndodhitë më të fundit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Një nga temat kryesore të diskutuara ishte debati mes G-Bani dhe Laertit, por ajo që mori vëmendjen më shumë ishte largimi i papritur i Gilit dhe Redonit, nënë dhe bir që u larguan nga edicioni i katërt i “Big Brother VIP”.

Françeska ka zbuluar një detaj ekskluziv: ajo kishte parë Gilin duke qarë dhe duke u larguar nga shtëpia. Ajo ka treguar se kur ishte në parkimin e Top Channel, ku ndodhet shtëpia e “Big Brother”, pa Gilin duke dalë e emocionuar. “Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Kur hyra në parkim, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë fërkova sytë dhe thashë, ‘Gili është kjo?’”, tha Françeska, duke shtuar se kur lajmi për largimin e Gilit dhe Redonit doli, ajo e kuptoi se nuk ishte “çmendur” dhe se ajo që kishte parë ishte e vërtetë.

Gili, pasi shpjegoi se djali i saj, Redoni, nuk po e përballonte dot trysninë e lojës, vendosi të largohej nga shtëpia. Kur ai iku, Gili nuk qëndroi pas dhe vendosi të ndjekë të birin, duke u larguar gjithashtu nga “Big Brother VIP”.

Image


(Kosova Sot Online)