Ja shuma marramendëse që Dua Lipa fitoi vitin e kaluar

  • A.P /
  • 07 January 2025 - 15:32
Ja shuma marramendëse që Dua Lipa fitoi vitin e kaluar

Dua Lipa ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në vitin 2024, duke rritur pasurinë e saj në 123 milionë euro, sipas llogarive të fundit nga firmat e saj Radical22 dhe Radical22Live, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pasuria e saj ka shënuar një rritje të konsiderueshme, nga 100 milionë euro që kishte vitin e kaluar, falë fitimeve të larta nga turnet dhe shitjet rekord të muzikës.

Po ashtu, Dua ka pasur një vit të suksesshëm edhe në fushën e marrëveshjeve komerciale, siç janë kontratat me Evian dhe Yves Saint Laurent, dhe është një nga modelet e njohura të Versace. Ndërkohë, ajo ka dhe një jetën private të lumtur, pasi është fejuar me aktorin Callum Turner, duke i dhënë fund beqarisë.

Image

(Kosova Sot Online)