A e njihte djali Parashqevi Simakun?

  • A.P /
  • 08 January 2025 - 10:00
A e njihte djali Parashqevi Simakun?

Elton Iliriani ka përshkruar takimin emocionues mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj pas 15 vitesh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti.

Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit.

Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare. Djali kur ka ardhur ka ardhur i trembur, shumë i trembur”, u shpreh ai.

Image

(Kosova Sot Online)