A do të jetë Bleona banorja më e re e 'Big Brother VIP Albania'?

  • A.P /
  • 09 January 2025 - 08:03
A do të jetë Bleona banorja më e re e 'Big Brother VIP Albania'?

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, do të jetë një nga banoret e “Big Brother VIP Albania 4”, pas shumë spekulimeve dhe dilemash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka firmosur kontratën për t’u bashkuar me formatin, duke sjellë një prurje të re në dinamikat e shtëpisë së famshme.

 

Megjithëse nuk ishte pjesë e përzgjedhur nga fillimi i shfaqjes, Bleona ka vendosur të jetë pjesë e spektaklit, duke krijuar pritshmëri të mëdha nga publiku.

Bleona Qereti, është një personazh që ka krijuar gjithmonë bujë me qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe sjelljen e papritur, padysim që kjo mund të sjellë dinamika interesante në shtëpi.

Image


(Kosova Sot Online)