Bebe Rexha merr një vendim të papritur

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 15:00
Bebe Rexha merr një vendim të papritur

Bebe Rexha nuk është më pjesë e Warner Records, shtëpisë diskografike me të cilën ka bashkëpunuar për mbi një dekadë. Largimi i këngëtares shqiptaro-amerikane vjen pas një periudhe tensioni dhe mosmarrëveshjesh të përsëritura mes saj dhe kompanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Rexha, e cila arriti sukses të madh me hitin e vitit 2022 “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta, ka qenë pjesë e Warner që nga viti 2013 dhe ka publikuar tre albume me këtë shtëpi diskografike. Sidoqoftë, raportet mes palëve janë përkeqësuar vitet e fundit.

Burime nga industria muzikore kanë zbuluar se largimi është parë si një mundësi pozitive nga vetë Bebe Rexha. Ajo ishte shumë e zhgënjyer me drejtimin e karrierës së saj dhe, kur gjërat arritën në një pikë kritike, Warner sugjeroi ndërprerjen e bashkëpunimit. Rexha ka pranuar këtë vendim dhe ka shprehur dëshirën për të nisur një kapitull të ri në karrierën e saj, duke ndier se kjo nuk mund të realizohej brenda Warner Records.

Pas largimit, Bebe Rexha ka punësuar një ekip të ri menaxhimi për të udhëhequr fazën tjetër të karrierës së saj, ndërsa emri i saj është hequr nga faqja zyrtare e Warner dhe kompania nuk e ndjek më në Instagram, një veprim që këngëtarja e ka kthyer mbrapsht.

Image

(Kosova Sot Online)