Rozana i drejtohet Gertës: Pse nuk flet për motrën tënde?

  • A.P /
  • 25 January 2025 - 10:54
Rozana i drejtohet Gertës: Pse nuk flet për motrën tënde?

Rozana Radi ka ngjallur diskutime pas një deklarate që lidhet me Gerta Gixharin dhe motrën e saj, aktoren Olta Gixhari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një debat të fundit, Rozana shprehu habinë për faktin se Gerta nuk ka folur publikisht për Oltën, duke zbuluar një detaj surprizues:

“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”

Gerta nuk reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, por e priti me shumë qetësi. Mbetet të shihet nëse do ketë një reagim nga ana e Oltës.

Image


(Kosova Sot Online)