E paprecedent: Në 'Big Brother Albania Vip' i fyejnë rëndë shqiptarët e Kosovës, i quajnë edhe 'kopil shkine'

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 10:00
E paprecedent: Në 'Big Brother Albania Vip'  i fyejnë rëndë shqiptarët e Kosovës, i quajnë edhe 'kopil shkine'

Ofendimi që u adresua ndaj Gjestit nga një banor i 'Big Brother Albania Vip' duke u quajtur "kopil shkine", ofendim racist që godet rëndë shqiptarët e Kosovës por jo vetëm, kanë shpërthyer me kritika qyteatrët në rrjetet sociale duke kërkuar nga produksioni të marrin masa konkrete duke e përjashtuar banorin e quajtur Jozi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua Jozi.

 

Artistin e njohur nga Kosova, Gjestin janë duke e syrgjynosur në Big Brother Vip Albania Vip, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Po e shajnë, po e bullizojnë, e bënë për spital, po shfaqin racizëm ndaj tij dhe produksioni vazhdon të heshtë.

Së fundi pasi Gerta Gixhari shpëtoj sërish dhe u rikthye në shtëpi, ishte Jozi ai që e ofendoj shumë rëndë Gjestin duke e quajtur disa herë "kopil shkine", transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

"O kopil shkine na ke vra pas shpine" i tha Jozi me tërë injorancën që e karakterizon.

Gjesti pas kesaj tha se nuk është kjo më lojë.

Në realitet ofendimet dhe bullizimet ndaj Gjestit kanë kaluar çdo limit.

 

(Kosova Sot Online)