Gjesti dhe G-Bani shkojnë kokë me kokë në televotim në 'Big Brother Albania Vip'

  • A.P /
  • 07 February 2025 - 07:03
Gjesti dhe G-Bani shkojnë kokë me kokë në televotim në 'Big Brother Albania Vip'

Mbrëmë ka ndodhur një e papritur në "Big Brother Albania Vip", për herë të parë në këtë edicion, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Personazhi kryesor Gjesti ishte ai që fillimisht i bëri ftesë: Gertës, Danjës dhe Valbonës që të futen në banjo dhe të dalin në televotim.

Mirëpo pasi ato nuk pranuan, ishte G-Bani, i cili pa u menduar hyri në banjo bashkë me Gjestin.

Ky veprim i dërgon automatikisht në televotim kokë me kokë dy banorët.

Gjesti në këtë mes patjetër është fitues absolut nëse produksioni nuk i ndryshon matematikat siç ka bërë deri tani.

Shikoni videon në linkun në vijim...

https://tinyurl.com/3zmhe7hx

https://www.facebook.com/reel/987361986612301

Image


(Kosova Sot Online)