
Lexoni edhe:
Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi këngën e re
Se Gjesti po vazhdon të jetë lojtari më i fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kjo tashmë nuk ka dyshim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai që nga fillimi fitoi zemrat e publikut me lojën që zhvilloi, qetësinë dhe energjinë pozitive që solli në BBVA 4.
Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi këngën e reLexoni edhe:
Ndonëse pati dinamika të shumta, ai u përball me situata të ndryshme, por që lirshëm mund të thuhet se ka ditur t’i menaxhojë tejet mirë.
Jashtë kësaj, provokimet nga ana e këngëtarit pejan nuk kanë munguar asnjëherë, të cilat kanë bërë që shumë banorë të bien në grackë të tij.
I pari që u largua prej tij është Gramos Bajçinovci, ku i doli disa herë kundër, e për këtë u penalizua edhe nga publiku.
Pas kësaj, Amber kërkoi që të largohet pasi deklaroi se nuk do të qëndrojë në një ambient të njëjtë me Gjestin.
Gerta u skualifikua nga gara pasi i hodhi alkool në sy Gjestit, e më pas u kthye nga publiku.
Jozi gjithashtu u përjashtua nga gara pasi e ofendoi rëndë artistin duke i thënë ‘kopil shkine’.
E në fund u përjashtua edhe G Bani pasi e goditi me shuplakë në fytyrë gjatë sfidës së rezistencës.
Siç shihet, Gjesti i mbaroi disa ‘kulaçë’ brenda asaj shtëpie, edhe pse i paralajmëroi për këtë.
(Kosova Sot Online)