Egla Ceno: Gjestin nuk e shoh fitues të 'Big Brother VIP Albania' sepse është një djalë kosovar

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 15:32
Egla Ceno: Gjestin nuk e shoh fitues të 'Big Brother VIP Albania' sepse është një djalë kosovar

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno,  ka folur për reality shoun e këtij viti dhe për personazhet që janë brenda, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndonëse Gjesti po pëlqehet nga të gjithë dhe shihet si fitues absolut, duket se ish-konkurrentja nuk ka empati për të.

 

Teksa pyetet për të, ajo thotë: “Një djalosh kosovar që është në Big Brother të Shqipërisë”.

Tutje aktorja shqiptare shtoi: “Jo, nuk e shoh fitues”.

Gjesti nga ana tjetër është shndërruar në një sensacion dhe një nga të preferuarit e publikut.

Ai deri më tani ka zhvilluar një lojë të pastër, ka dhuruar shou e ka bërë debate pa ofendime. 

(Kosova Sot Online)