Gjesti godet produksionin e 'Big Brother VIP': Ma bëtë shumë me 'hile'

  • A.P /
  • 12 February 2025 - 13:00
Gjesti godet produksionin e 'Big Brother VIP': Ma bëtë shumë me 'hile'

Pas videos së Xheneta Fetahut në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka reflektuar duke thënë të gjitha ato që mendon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Edhe në bisedë me banorët e tjerë në oborr, ai ka folur se si produksioni në Kosovë ia ka futur pas shpinës.

 

E veç atij në Kosovë, banori ka folur edhe për këtë në Shqipëri, duke shtuar se kur të dalë jashtë do t’i thotë të gjitha.

Reagimi i plotë i Gjestit pas gjithë asaj që ndodhi:

“Nuk dëshironi të keni mëshirë asnjëri për mua, dëshironi të më shkelni a, në rregull e vazhdojmë. Pikën e problemit nuk e kam. Jo more, kam parë gjëra më zi më të rënda se kaq. Si këtu si atje, njëjtë për juve lajmërimi.

Atë punë nuk e kam lënë me kaq, pasi hyri edhe këtu. Nuk ndodh kjo gjë. Pse ma bëtë shumë me hile, të gjithë bashkë më keni futur pas shpinës. Hajt se mbreti ju tregon juve. Prapë mua nuk më intereson, nuk ma ndien. Prapë unë jam ky Besarti.

Nuk dëshiron t’i shikosh ndjenjat pare famë, t’i shkelësh ndjenjat e të tjerëve. Të tregoj si është paraja e fama. Së pari duhet të jesh njeri. Famën sot e ke nesër se ke.

Njerëzit mendojnë që, ju ka shkuar si kanë dashur. Do të flas shumë, çfarë kam parë e dëgjuar. Vetëm sa të dal, akoma kam mllef. Për të gjithë ata që më kanë bërë pas shpinës. Nuk kam dështuar, kurrë në jetë. Kur të dalësh jashtë, e sheh”.

Image

(Kosova Sot Online)