Gjesti me të drejtë i thotë Gertës: Marre për këto vjet që i ke

  • A.P /
  • 13 February 2025 - 09:32
Gjesti me të drejtë i thotë Gertës: Marre për këto vjet që i ke

Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në mes personazhit kryesor Gjesti dhe Gerta Gixharit në Big Brother Vop Albania, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ata kanë diskutuar për spektaklin e së kaluar, ku këngëtari pejan dëgjoi një intervistë të ish-partneres Xheneta Fetahu, dhënë për Fan Club.

Gerta më pas u përplas për këto duke i thënë se ka luajtur vazhdimisht me ndjenjat e Egli Takos.

Banori nga Kosova shihet i nervozuar dhe i tha se po tenton që ta vë në pozitë të keqe, por nuk do t’ia dalë.

“Po mundoheni të më qitni keq, nuk mund të më qitni keq. Marre për këto vjet që i ke”, u shpreh ai.

Gerta më pas ia përmendi edhe disa gjëra të tjera, ku ka rënë në kontradiktë me veten.

Gjesti në bisedë e sipër i tha se ka qenë i sinqertë me Eglin që në fillim, kur hyri në atë format.

(Kosova Sot Online)